Rape Crisis North East (RCNE) - Albanian

Rape Crisis North East është një Mbështëtje Konsultivepër gra dhe burra mbi moshën 18 vjec. Linja telefonike falas, e Shërbimeve Ndihmë dhe Informacjon është gjithashtu në dispozicjon si për gratë ashtu dhe për burrat.

Numri falas telefonik i ndihmës është:  1800 212122

Shërbimet e RCNE’së
RCNE gjëndet në qëndër të qarkut Dundalk, e cila ka mbështetje dhe ndihmë të vazhdueshme financimi nga Health Service Executive (Qendra e Shebimeve Shëndetsore). RCNE i themeluar 11 vite më parë, ju ofron shërbim dhe ndihmë  confidencjale falas dhe përfshinë si vijon:

  •     Konsultim person me person
  •     Konsultim të gjere dhe të pakufishem
  •     Shërbim nëpërmjet  linjës telefonike
  •     Shërbim dhe Mbështetje
  •     Informacjon
  •     Shoqërim (Mjek, Gjykate-gjyq, Polici).

Qfarë ndodh kur ju kontaktoni RCNE?
Në momentin që ju kontaktoni qëndrën e shërbimit, ju ofrohet mundesia e ndihmës nëpërmjet bisedës telefonike dhe nëse dëshironi të takoheni me një Konsultues (psikolog mbeshtetës) do ju jipen një takim fillestar me të. (psikolog mbeshtetës)

Konsultimi është një bashkpunim ndihme, ku ju do të keni hapsirë për të eksploruar ndjenjat dhe emocjonet tuaja rreth eksperiencës se përdhunimit, fyerjes seksuale, dhe abuzimit seksual feminore.

Konsultimi dhe shërimi nga pasojat e dhunës seksuale mund të jetë shumë i vështire dhe me dhimbje, por nëpërmjet mardhënjes së konsultimit, pikat tuaj kyqe do të merren parasyshë dhe inkurajohen, duke ndihmuar fuqizimin tuaj dhe rindertimin e besimit tuaj.

RCNE ka për qëllim
RCNE është i vetmi shërbimi i vlefshem, që i kushtohet atyre që jane të traumatizuar nga Abuzimi Seksual Feminore, Fyerjes Seksuale, Abuzimit Seksual dhe perdhunimit, brënda për brënda krahinës Veri-Lindore.

RCNE ka si qëllim t’ju ofrojë ndihmë dhe mbështetje për këdo që mund të ketë pasur cfarëdo eksperience nga dhuna seksuale, brënda për brënda Louth, Meath, Monaghan and Cavan.

RCNE ofron gjithashtu mbështetje familjes të atyre përsonave që marrin pjese pranë kesaj qëndre sherbimi.

Nëse keni nevojë të flisni me dike dhe që ju dëgjojon, pse jo mos të hidhni hapin e pare.....

Kontaktoni Linjen Falas të Shërbimit : 1800 212122

Shërbimet tona janë falas, konfidenciale, dhe pa kritika apo gjykime.